Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se deri tani nuk është dorëzuar asnjë nënshkrim në kuadër të nismës për shkarkimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Pas një takimi në selinë e LDK-së, ajo nuk zbuloi detaje nga biseda, duke theksuar se gjatë ditës ka zhvilluar edhe takime të tjera.
“Nuk jemi taku vetëm me zotin Abdixhiku, kemi pas shumë takime të tjera. Kemi bisedu qysh me ec përpara edhe ma fuqishëm”, tha ajo.
Lidhur me nismën për shkarkimin e Abdixhikut, Osmani tha se deri më tani nuk është dorëzuar asnjë kërkesë.
“Besoj që mundeni me i dërgu këto pyetje te zëdhënësi i LDK-së, por nuk është deponu asnjë nënshkrim”, deklaroi ajo.


