Lajme

Përfaqësuesit e fermerëve në takim te ministri Muja

07/06/2026 14:02
nga:L J

Ka nisur takimi ndërmjet ministrit të Bujqësisë, Armend Muja, dhe përfaqësuesve të fermerëve protestues, pas protestës së mbajtur sot para objektit të Ministrisë së Bujqësisë.

Takimi vjen pas kërkesës së ministrit për t’u ulur në bisedime me përfaqësuesit e fermerëve, të cilët gjatë protestës derdhën qumësht para ministrisë në shenjë pakënaqësie ndaj situatës së krijuar në sektorin e qumështit.

Në fokus të takimit pritet të jenë kërkesat e fermerëve dhe gjetja e një zgjidhjeje për situatën e krijuar në sektorin e qumështit.