Ministri i Bujqësisë, Armend Muja, ka ftuar në takim përfaqësuesit e fermerëve protestues, pas protestës së mbajtur sot para objektit të Ministrisë së Bujqësisë.
Fermerët dhe përfaqësuesit e sektorit të qumështit protestuan duke derdhur qumësht para ministrisë, në shenjë pakënaqësie ndaj situatës së krijuar në këtë sektor. Protesta u organizua si reagim ndaj zhvillimeve të fundit që lidhen me rastin e qumështores Vita dhe kërkesës së tyre për transparencë, publikimin e rezultateve të analizave dhe mbështetje për prodhuesit vendorë.
Pritet që së shpejti përfaqësuesit e fermerëve protestues të hyjnë në takim me ministrin e Bujqësisë, Armend Muja, ku do të diskutojnë kërkesat e ngritura gjatë protestës dhe situatën e krijuar në sektorin e qumështit.


