Lajme

Aksident i rëndë në Gjakovë: 4 të lënduar, një fëmijë i nënshtrohet operimit

07/06/2026 11:52
nga:G B

Një aksident i rëndë është shënuar këtë të hënë në Gjakovë, ku si pasojë katër persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Bazuar në burimet e Klan Kosova, një i lënduar është dërguar në sallën operative nga Kirurgjia e fëmijëve dhe anestezioni.

Tre të lënduarit e tjerë, bazuar në burimet e gazetares, ani pse kanë marrë lëndime të rënda, janë në gjendje stabile.