Lajme

Fermerët e qumështit paralajmërojnë protestë në Prishtinë: Kërkojmë publikimin e rezultateve

07/04/2026 19:46
nga:Genita C

Fermerët kosovarë të qumështit kanë reaguar pas konferencës së Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), duke thënë se nuk është dhënë asnjë informacion i ri dhe se ende po presin rifillimin e grumbullimit të qumështit të freskët, raporton GazetaBlic.

Ata i kanë bërë thirrje Ministrisë së Bujqësisë dhe AUV që të publikojnë rezultatet e mostrave të qumështores “Vita” për muajt prill dhe maj 2026, duke pyetur për vonesat në publikimin e tyre.

Fermerët paralajmërojnë se nëse nuk gjendet zgjidhje, mund të organizojnë protestë në Prishtinë.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje:

Ne konferenece per media nga ana e AUV, nuk u tha asgje e re. Ndersa fermeret po presin rifillimin e marrjes se qumeshtit te fresket.

Thirrje urgjente dhe edhe nje here MINISTRIA E BUJQEISE DHE AGJENCIONI I USHQIMIT DHE VETERINARISE, ju lutemi publikoni rrezutatet e mostrave te mara nga Qumeshtorja VITA te muajit Prill dhe ato te Muajit Maj 2026.

Pse i tere ky hezitim?

Po e perserisim, ne te kunderten mos grumbullimi do te pasoje me nje proteste te papare ne Prishitne.

Lutje publike, PUBLIKONI rezulltatet per mostrat e muajit Prill dhe Muajit Maj 2026 ne menyre te shmanget nje situate e pakendshme per gjithsecilin.