Lajme

Rama në Kampin Bondsteel: Kosova nuk harron miqtë që qëndruan pranë saj në momentet më të rëndësishme të historisë

07/04/2026 18:39
nga:Genita C

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar sot Kampin Bondsteel me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi mirënjohjen e Kosovës për SHBA-në, duke e cilësuar atë aleat të palëkundur dhe mik të veçantë të vendit, si dhe rikujtoi partneritetin e ndërtuar ndër vite mbi lirinë, demokracinë dhe vlerat e përbashkëta.

Postimi i plotë:

Kosova nuk harron miqtë që qëndruan pranë saj në momentet më të rëndësishme të historisë. 🇽🇰🇺🇸

Në Kampin Bondsteel, së bashku festuam 4 Korrikun dhe 250-vjetorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një aleat i palëkundur dhe mik i veçantë i Kosovës.

Mirënjohja jonë mbetet po aq e fortë sa partneriteti që kemi ndërtuar ndër vite, mbi lirinë, demokracinë dhe vlerat që na bashkojnë