Ish-presidenti Behgjet Pacolli ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë, raporton GazetaBlic.
Ai vlerësoi idealet mbi të cilat është ndërtuar Amerika, si liria, demokracia dhe sundimi i ligjit, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-ja i ka dhënë Kosovës dhe popullit shqiptar.
Pacolli uroi gjithashtu që miqësia dhe partneriteti mes dy vendeve të forcohen edhe më tej.


