Lajme

“Thank you USA”- Prishtina me ngjarje festive për shënimin e 4 Korrikut

07/04/2026 08:08
nga:Y I

Kryeqyteti ka organizuar ngjarjen festive “Thank you USA”, me rastin e shënimit të 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo ngjarje do të zhvillohet në rrugën “2 korriku” në Prishtinë, përcjell Klankosova.tv.

Pjesë e këtij organizimi do të jetë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.