Sporti

Nuk ka fitues pas 90 minutave tek Australi – Egjipt, ndeshja shkon në vazhdime

07/03/2026 21:57
nga:Mergim Rreci

Ndeshja eliminuese mes Australisë dhe Egjiptit nuk ka nxjerrë fitues pas 90 minutave, me rezultatin që është 1-1, duke bërë që sfida të shkojë në vazhdime.

Pas një dueli të luftuar gjatë kohës së rregullt, të dyja kombëtaret realizuan nga një gol, por asnjëra nuk arriti të sigurojë kualifikimin brenda 90 minutave.

Tashmë ekipet do të zhvillojnë dy pjesë shtesë nga 15 minuta për të përcaktuar fituesin. Nëse barazimi mbetet edhe pas vazhdimeve, skuadra që do të sigurojë kualifikimin do të vendoset përmes goditjeve të penalltive.

/GazetaBlic Sport/