U.d e presidentes, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ditën e sotme ka vizituar Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Aty, Haxhiu, është pritur nga drejtori i AKI’së, Petrit Ajeti, si dhe nga zyrtarë të tjerë.
Në postimin e saj, Haxhiu, ka thënë se është njohur nga afër me punën, organizimin dhe prioritetet e këtij institucioni kyç për sigurinë e vendit.


