Lajme

Tahiri për koalicionin e mundshëm me VV: LDK-ja nuk është vetë ofruar, madje nuk do të bëjë një gjë të tillë

07/02/2026 22:38
nga:L J

Xhafer Tahiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se për partinë e tij “ është interes nacional që të kemi stabilitet politik pas këtyre zgjedhjeve”.

“LDK as nuk ka pas takime zyrtare me VV-në, as komunikime për koalicion dhe as nuk është vetëofruar për koalicion”.- tha Tahiri në Pressing në T7.

Sipas tij, në rast të zgjedhjeve të reja do të dëmtohej edhe më tepër gjendja politike dhe ekonomike.