Drejtori i kompanisë “Vita”, Artan Spahiu, ka reaguar para punëtorëve pas mbylljes së fabrikës, duke akuzuar institucionet se po veprojnë në dëm të prodhuesve vendorë.
Ai tha se nuk pajtohet me vendimin dhe hodhi akuza ndaj ministrit përgjegjës, duke pretenduar se favorizohet importi i qumështit nga Serbia në vend të prodhimit vendor.
“Ministri i cili më shumë e do Serbinë, më shumë sesa neve. Do më shumë me hy qumështi prej Serbisë, në Maqedoni e me u fut në Kosovë, sesa qumështi i ‘Vitës’. Ne nuk jemi kriminela, ne kemi me shku faqebardhë, edhe na nuk kemi me u dorëzu. Këta munden me kry procedurën e vet, por ne juve nuk ju lëjmë. Ne kemi prodhime tjera, ne kemi me vazhdu, nuk munden me na ndalë. Nuk ka mujt as Serbia me na ndal. Ju mos keni merak, rrogat ja’u qesim dhe ne nuk dorëzohemi”, deklaroi Spahiu para punëtorëve.
Ai tha se punëtorët do t’i marrin pagat, pavarësisht situatës së krijuar.


