Lajme

Katër të plagosur u dërguan nga Podujeva në QKUK, Syla: Kanë plagë të rënda, gjendja e tyre stabile për momentin

07/02/2026 15:46
nga:Genita C

Katër persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën sot në sheshin e Podujevës, ka konfirmuar Policia e Kosovës në një njoftim të përditësuar.

Numrin e të lënduarve e ka konfirmuar edhe drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Naser Syla, i cili tha se të katër të plagosurit janë duke marrë trajtim mjekësor.

“Janë pranuar katër persona në QE, me plagë skllopetare të rënda. Janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme. Gjendja e tyre stabile për momentin”.