Sporti

Liridon Latifi largohet nga Shkëndija, karrierën e vazhdon në Kazakistan

07/02/2026 12:01
nga:Genita C

Futbollisti i njohur shqiptar, Liridon Latifi është larguar nga Shkëndija e Tetovës.

32-vjeçari e ka vazhduar karrierën në Kazakistan.

Lojtari ka firmosur kontratë me klubin Qyzyljar.

Edhe pse pati disa oferta nga skuadrat e Superligës së Kosovës, Latifi vendosi për ekipin nga Kazakistani.