Burim Ramadani ka deklaruar se kërkesat e Aleancës nuk janë për përfitime të brendshme partiake, por sipas tij janë masa në interes të qytetarëve, raporton GazetaBlic.
Ai përmendi disa propozime, përfshirë projektin e gazit amerikan, ndërtimin e një termocentrali të ri, lehtësira për bujqit, rritjen e pragut tatimor për bizneset e vogla dhe të mesme, si dhe investime në infrastrukturë dhe buxhetim të veçantë për Prishtinën.
Ramadani u bëri thirrje Vetëvendosjes të mbështesin këto nisma, duke thënë se politika duhet të shërbejë për të mirën e qytetarëve.


