Sporti

Xhaka merr një dhuratë para ndeshjes ndaj Algjerisë

07/02/2026 09:47
nga:Genita C

Federata e Futbollit të Zvicrës ka nderuar kapitenin e tyre, Granit Xhakën.

Së fundmi, në kampin e “Helvetikëve”, mesfushori shqiptar mori një dhuratë nga pjesëtarët e federatës dhe trajneri Murat Yakin.

Xhaka mori një fanellë ku emri i tij ishte i shkruar me shronja të arta.

Kjo për shkak se Xhaka ka bërë 150 paraqitje me fanellën “Helvetike”.