Ka nisur përballja mes Belgjikës dhe Senegalit në fazën e 1/16 së finales, një duel që pritet të jetë ndër më interesantët e kësaj faze eliminatore.
Belgjika vjen në këtë sfidë pas një fitoreje bindëse 5-1 ndaj Zelandës së Re në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, ndërsa Senegali siguroi kualifikimin falë triumfit 5-0 ndaj Irakut.
Të dyja kombëtaret synojnë një vend në mesin e 16 skuadrave më të mira të turneut.
/GazetaBlic Sport/


