Lajme

Aktgjykimi ndaj katërshes së UÇK-së, Behrami: TURP për çdo shtet që e financojnë Gjykatën Speciale

07/01/2026 19:28
nga:L J

Gjykata Speciale ka caktuar 16 shtatorin, datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Lidhur me këtë vendim, ka reaguar deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, i cili përmes një postimi në Facebook ka theksuar se është në dorën e panelit gjyqësor nëse kjo do të shndërrohet në festë për drejtësinë apo në protestën e pandalshme kundër padrejtësisë.

“TURP për çdo shtet që e financojnë Gjykatën Speciale – këtë monstrum politik. Që 16 vjet hetime, që gjashtë vjet paraburgim. Më 16 shtator, Prishtina dhe Haga duhet të bllokohen nga shqiptarët në pritje të vendimit”, ka shkruar ai.