Lajme

Gjini: Aleanca qëndron gjithmonë në mbështetje të vlerave të luftës çlirimtare

07/01/2026 14:31
nga:Genita C

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka pritur në selinë e partisë përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), të kryesuar nga Hysni Gucati, raporton GazetaBlic.

Gjini ka thënë se respekti dhe kujdesi për historinë e Kosovës dhe për ata që kanë kontribuar në luftën çlirimtare janë, sipas tij, investim për të ardhmen e shtetit.

Ai ka theksuar se Aleanca mbetet e përkushtuar në mbështetje të vlerave të luftës çlirimtare.