Lajme

Sveçla: Partneri i përhershëm i Përparim Ramës, Uran Ismaili premtonte transport publik falas, skandaloze rritja e çmimit

07/01/2026 12:44
nga:Genita C

Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, ka kritikuar rritjen e çmimit të biletave të transportit publik në kryeqytet.

Sipas tij, kur Përparim Rama mori detyrën si kryetar i Prishtinës, bileta e autobusit ka qenë 40 cent, ndërsa aktualisht ka arritur në 80 cent, duke u dyfishuar.

Sveçla ka përmendur gjithashtu edhe premtimet e fushatës për transport publik falas nga Uran Ismaili, duke thënë se ato nuk janë realizuar.

Ai shtoi se, sipas tij, PDK ka rol të rëndësishëm në qeverisjen aktuale të Prishtinës, madje më të madh se LDK.

“Kur është bërë Përparim Rama kryetar, bileta e autobusit ka qenë 40 cent, sot është 80 cent, dyfishim i çmimit. Gjithashtu, partneri i përhershëm i Përparim Ramës, Uran Ismaili, premtimin kryesor gjatë fushatës e ka pasë Transport Publik falas. Nuk duhet të harrojmë që PDK është subjekti që ka më së shumti pushtet sot në Prishtinë, më shumë se vet LDK-ja”, tha Sveçla për GazetaBlic.