Një aksion i gjerë është duke u zhvilluar nga Krimet Ekonomike, me ç’rast janë bastisur disa lokacione.
Sipas informacioneve, hetimet lidhen me dyshime për shmangie të tatimit, përdorim të kompanive fiktive dhe shpëlarje parash.
Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, konfirmoi për Klankosova se operacioni është në zhvillim.
“Mund të konfirmojmë operacionin policor. Për më shumë detaje, do t’ju njoftojmë përmes një komunikate të përbashkët me Policinë e Kosovës”, tha Luta.


