Sporti

Brazil – Norvegji, ja kur zhvillohet super ndeshja në Kupën e Botës

06/30/2026 21:02
nga:Mergim Rreci

Norvegjia ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Bregun e Fildishtë me rezultat 2:1 në një ndeshje të luftuar deri në fund.

Skuadra skandinave arriti të tregojë më shumë efikasitet në momentet vendimtare, duke siguruar një fitore të rëndësishme që i jep të drejtën të vazhdojë rrugëtimin në turne.

Me këtë triumf, Norvegjia kalon në fazën tjetër, ku do të përballet me Brazilin në një tjetër sfidë të fortë që pritet të zhvillohet të dielën, më 5 korrik.

/GazetaBlic Sport/