Pas një edicioni të suksesshëm me fanellën e Vëllaznimit, Altin Vojvoda dhe Besfort Dervishaj kanë përfunduar angazhimin e tyre me klubin dhe aktualisht janë lojtarë të lirë.
Dy futbollistët ishin ndër emrat që spikatën gjatë sezonit të kaluar, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm me paraqitjet e tyre dhe duke fituar vlerësimin e tifozëve dhe opinionit sportiv. Forma e treguar gjatë kampionatit ka bërë që emrat e tyre të jenë pjesë e diskutimeve në tregun e transferimeve.
Altin Vojvoda në sezonin e kaluar vjeshtor, ishte poashtu pjesë e Drenicës në Superligë, ku kishte dhuruar paraqitje shumë pozitive.
Sipas informacioneve, për të dy lojtarët ka interesim nga disa skuadra nga Superliga dhe Liga e Parë, të cilat po shqyrtojnë mundësinë e afrimit të tyre për sezonin e ri.
Megjithatë, deri më tani nuk është zyrtarizuar asnjë marrëveshje dhe mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i tyre i ardhshëm.
/GazetaBlic Sport/


