Lajme

Kërkesë për bashkëpunim: Policia kërkon ndihmë për identifikimin e të dyshuarit për zjarrvënie

06/30/2026 14:50
nga:L J

Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Drenas, me autorizim të Prokurorisë kompetente, ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Zjarrvënie” .

Policia e Kosovës apelon te qytetarët që nëse kanë çfarëdo informate që mund të ndihmojë në identifikimin e tij, të kontaktojnë Policinë në numrin 192 ose përmes emailit [email protected].