Analisti Shenoll Muharremi ka thënë se Kosova mund të kthehej në rrugë pozitive zhvillimi me vetëm tri veprime kryesore: investime masive në energji, shfrytëzimin e momentumit për integrim në Bashkimin Evropian dhe mbështetje të fuqishme për bizneset dhe prodhuesit vendorë, raporton GazetaBlic.
Sipas tij, këto hapa nuk janë të pamundshëm, por kërkojnë vullnet politik dhe vendimmarrje të qartë.
Muharremi ka theksuar se mungesa e veprimeve në këto fusha po e mban vendin në stagnim ekonomik.


