Emri i Jurgen Klopp vazhdon të përmendet si një nga kandidatët kryesorë për stolin e kombëtares së Gjermanisë, por trajneri i njohur ka zgjedhur të mos japë sinjale të qarta për të ardhmen e tij.
I pyetur nëse do të pranonte të merrte drejtimin e “Pancerëve”, Klopp u përgjigj me kujdes, duke lënë të kuptohet se aktualisht nuk dëshiron të fokusohet te spekulimet.
“Nuk kam menduar ende për këtë. E kuptoj që emri im po përmendet tani, por nuk është koha për të folur për këtë”, deklaroi ai.
Deklarata e Klopp vjen në një moment kur e ardhmja e pankinës së Gjermanisë është kthyer në temë të nxehtë diskutimi, pas eliminimit nga Paraguai.
/GazetaBlic Sport/


