Lajme

Tiranë: Dy punonjës të paraburgimit 313 ndërrojnë jetë

06/30/2026 09:41
nga:Y I

Dy punonjës të Institucionit të Paraburgimit 313 kanë ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.

Sipas informacioneve, njëri prej tyre ka humbur jetën rreth orës 21:00 të së hënës, ndërsa punonjësi tjetër rreth orës 01:00 pas mesnate.

Mes viktimave është edhe Pëllumb Vrana, teknik i kamerave të paraburgimit.

Ngjarja ka tronditur kolegët dhe stafin e institucionit, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota që çuan në dy humbjet e njëpasnjëshme brenda pak orësh.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim mbi shkaqet dhe gjendjen shëndetësore të viktimave para ngjarjes.

/tvklan.al/