Rreth orës 08:00 të mëngjesit, është pranuar një informatë për një mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Ai potencoi se policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë.
“Rreth orës 08:00, kemi pranuar një informatë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës” tha Pllana për “Gazeta Blic”.


