Nuk ka fitues pas kohës së rregullt në përballjen mes Gjermanisë dhe Paraguait.
Pas 90 minutave të luftuara, rezultati është 1-1, duke bërë që sfida të shkojë në vazhdime për të përcaktuar skuadrën që do të sigurojë kualifikimin.
Paraguai, që befasoi në pjesën e parë duke kaluar në epërsi, ishte shumë pranë një suksesi të madh, por Gjermania reagoi në pjesën e dytë dhe arriti të rikthejë baraspeshën, duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.
Tashmë gjithçka do të vendoset në dy pjesët shtesë nga 15 minuta. Nëse as pas 120 minutave nuk do të ketë fitues, skuadra që kalon në fazën tjetër do të përcaktohet nga penalltitë.
/GazetaBlic Sport/


