Ka nisur përballja mes Gjermanisë dhe Paraguait, një nga duelet më interesante të fazës me eliminim direkt në Kupën e Botës 2026.
Të dyja kombëtaret kanë zbritur në fushë me synimin e vetëm: kualifikimin në raundin e ardhshëm, transmeton GazetaBlic Sport.
Gjermania vjen në këtë takim si favorite, pasi e mbylli fazën e grupeve në krye të grupit të saj, pavarësisht humbjes në ndeshjen e fundit ndaj Ekuadorit. Trajneri Julian Nagelsmann pret më shumë nga yjet e skuadrës së tij, të cilët deri tani nuk kanë shfaqur potencialin maksimal në turne.
Nga ana tjetër, Paraguai ka treguar karakter për të siguruar një vend në fazën me eliminim direkt. Trajneri Gustavo Alfaro është shprehur me besim para sfidës, duke theksuar se skuadra e tij ka mposhtur kundërshtarë të mëdhenj si Brazili dhe Argjentina në kualifikuese dhe beson se mund të rivalizojë edhe me Gjermaninë.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në këtë takim.
/GazetaBlic Sport/


