Lajme

Rama: Abdixhiku po mundohet ta mbajë të bashkuar me zor LDK-në

06/29/2026 21:21
nga:G B

Sonte në POLITIKO në Kanal 10 po debatohet për zhvillimet e fundit në LDK, ku pak me herët ky subjekt ka mbajt takim me kolegjiumin e degëve, e në këtë takim kanë munguar disa kryetar sikur janë ai i Lipjanit, Imri Ahmeti dhe ai i Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Analisti Fidan Rama ka deklaruar se Lumir Abdixhiku po mundohet me zor ta mbajë të bashkuar LDK-në.

“Kjo çka po shohim është se Lumir Abdixhiku po mundohet ta mbajë stabilitetin e LDK-së si me zor ta themi, por ajo që shihet është se atij nuk i duhet prezenca e 33 kryetarëve në takim, por humbja e elektoratit”, tha ai mes tjerash.