Lajme

Ramadani: Miratimi i ligjeve për Ushtrinë ishte moment kulmor i shtetësisë së Kosovës

06/29/2026 11:12
nga:Genita C

Burim Ramadani ka kujtuar procesin e miratimit të ligjeve për mandatimin ushtarak të FSK-së, duke e cilësuar atë si një nga momentet më të rëndësishme në konsolidimin e shtetësisë së Kosovës, raporton GazetaBlic.

Sipas Ramadanit, vendimi ishte që ligjet të miratoheshin në sesionin vjeshtor të vitit 2018, pa ndryshime kushtetuese, pasi ato, sipas tij, bllokoheshin nga Serbia dhe Rusia përmes Lista Serbe. Ai tha se ishte siguruar mbështetja e partnerëve perëndimorë për të tejkaluar këto pengesa.

Ramadani vlerësoi se miratimi i ligjeve për Ushtrinë e Kosovës përbën momentin kulmor të shtetësisë pas shpalljes së pavarësisë, duke rikujtuar se nga ai zhvillim kanë kaluar tashmë dhjetë vjet.