Sporti

Mbyllet pa gola pjesa e parë, Afrika e Jugut dhe Kanadaja lënë gjithçka të hapur

06/28/2026 21:48
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar me rezultatin 0:0 pjesa e parë e ndeshjes mes Afrikës së Jugut dhe Kanadasë, e vlefshme për fazën eliminuese të Kupës së Botës 2026.

Të dyja skuadrat zhvilluan një 45-minutësh të luftuar, duke treguar kujdes të madh në repartin defensiv dhe duke mos i lënë shumë hapësira njëra-tjetrës. Edhe pse pati disa tentativa në të dyja portat, asnjëra prej tyre nuk arriti të konkretizohej në gol.

Afrikae e Jugut pati më shumë kontroll të topit në disa momente të lojës, ndërsa Kanadaja u tregua e rrezikshme në kundërsulme, por mbrojtjet dhe portierët e të dyja ekipeve reaguan në momentet vendimtare.

Gjithçka mbetet e hapur për 45 minutat e dyta, ku një gol mund të jetë vendimtar për fatin e ndeshjes dhe për kualifikimin në raundin e ardhshëm të Kupës së Botës 2026.

/GazetaBlic Sport/