Sporti

Suarez: Messi nuk ka nevojë të vrapojë 90 minuta, mendja e tij është gjithmonë një hap përpara

06/28/2026 16:19
nga:Mergim Rreci

Legjenda uruguaiane Luis Suárez ka vlerësuar edhe një herë ish-bashkëlojtarin dhe mikun e tij, Lionel Messi, duke theksuar se ndikimi i tij në fushë nuk matet me kilometrat e përshkuar.

“Leo Messi nuk ka nevojë të vrapojë për 90 minuta. Futbolli është bërë i fiksuar pas distancës së përshkuar dhe statistikave fizike, por ndonjëherë mendja punon një mijë herë më shpejt se lojtari që vrapon më shumë”, u shpreh Suárez.

Sipas sulmuesit uruguaian, inteligjenca në lojë, leximi i aksioneve dhe aftësia për të marrë vendime në çaste janë cilësi që e bëjnë Messin unik, pavarësisht se ai nuk është gjithmonë lojtari që mbulon më shumë terren gjatë një ndeshjeje.

/GazetaBlic Sport/