Lajme

Burim Ramadani: Qeveria ende nuk i ka kompensuar qytetarët për dëmet nga vërshimet

06/28/2026 12:30
nga:Genita C

Burim Ramadani ka kritikuar Qeverinë për moskompensimin e qytetarëve që pësuan dëme nga vërshimet e janarit, duke thënë se, ndonëse dëmet janë vlerësuar nga komisionet komunale dhe janë konfirmuar edhe nga niveli qendror, ende nuk është ndarë asnjë cent për kompensim, raporton GazetaBlic.

Sipas Ramadanit, kompensimi i dëmeve u takon qytetarëve me ligj, ndërsa akuzoi Qeverinë se po vonon zbatimin e këtij obligimi.

Ai i bëri thirrje ekzekutivit që të kompensojë familjet e prekura, në vend të, siç u shpreh ai, shpërndarjes së mjeteve publike për qëllime elektorale dhe partiake.