Lajme

Haziri: Veç bashkëpunimi për procese politike e normalizon Kosovën, BE, NATO e gazi amerikan, procese strategjike!

06/27/2026 19:09
nga:Y I

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook ka thënë se veç bashkëpunimi për procese politike e normalizon dhe e stabilizon Kosovën.

Haziri tha se LDK-ja është një subjekt politik që ka shkaktu procese dhe realizu ëndrra dhe se të njëjtit e kanë mbajtur fjalën me të gjitha partitë për agjendën e Kosovës.

“Ne jemi për bashkëpunim për procese politike, për normalizim e stabilizim të Republikës.Nuk nxirret vendi nga kriza nëse partia e parë nuk e zhvillon instinktin e bashkëpunimit. E kundërta është me shkaktu procese” shkruan Haziri raporton “Gazeta Blic”.

Ai tutje thekson ‘Nëse doni me na provu qysh shkaktohen proceset, pyetne PDK-në. Nëse doni me e kuptu qysh bashkëpunohet, pyetne AAK-në’.

“Edhe BE, NATO e gazi amerikan janë procese strategjike!Unë jam për Republikën dhe bashkëpunimi është shpirti i saj” përfundon postimin Haziri.

Postimi i plotë: