Lajme

Ministria e Industrisë publikon çmimet, kaq kushton një litër naftë sot

06/27/2026 09:51
nga:Gazeta Blic

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme.

Sipas njoftimit, nafta do të shitet me çmim maksimal prej 1.37 euro për litër, benzina 1.34 euro për litër, ndërsa gazi 0.67 euro për litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të vlejnë deri ditën e nesërme.