Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Blerim Burjani, ka folur në lidhje me kërkesat e dy degëve për dorëheqjen e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Burjani tha momentalisht është fazë e hershme e krizës dhe s’e nuk ka tensionime të mëdha.
Ai tha se kjo gjendje momentalisht i bën dëm LDK-së dhe se nuk është e emnçur politikisht pasi sipas tij ‘ kur të gjithë mendojnë si me bë institucionet këta mendojnë si me rrëzu një kryetar’.
“Mendoj se është fazë e hershme e krizës sepse nuk ka tensionime më të mëdha. Për me qenë validiteti më i madh i kërkesave duhet natyrisht me u deklaru mbi 50% e degëve të një subjekti politik për të kërku diçka të jashtëzakonshme ose për të kërku një Kuvend të jashtëzakonshëm si rezultat i pakënaqësive që mund të vijnë nga shumë degë por jo vetëm nga 2-3 degë apo individë të caktuar. Deri tani janë identifiku disa individë brenda LDK-së që janë të zëëshëm dhe janë tre degë të cilat kërkojnë zëvendësimin e Abdixhikut pa marrë parasysh pasojat për LDK-në. Po ti kishin parasysh gjithë kohës nuk kishin me nxit këtë temë tillë pasi është koha kur themelohen institucionet e reja dhe është koha e koalicioneve. Kjo pa dyshim i bën dëm LDK-së. Aty ka njerëz të përgjegjshëm dhe të papërgjegjshëm. Eshtë dashur të ishin të kujdesshëm në këtë fazë kur të gjithë mendojnë si me bë institucionet ndërsa këta mendojnë si me rrëzu një kryetar…kjo nuk është shumë e mençur politikisht. Si kërkesë në rregull, ata kanë pas kërkesa edhe më herët, telashet kanë mundur t’i zgjidhin edhe më herët. Kanë patur probleme me kthimin e Osmanit pastaj ka patur pakënaqësi se Abdixhiku s’po mundet të kryej punë për shkak se nuk ka kapacitetet e një lideri. Tani kemi shpërfaqjen e vogël të disa individëve të cilët mendojnë të bëjnë një ri-rrotullim dhe me zgjedh një kryetar të ri” deklaroi Burjani për dokumentarin ‘Expose’ raporton “Gazeta Blic”.
Burjani tha se në LDK duhet të punohet me gjet alternativa të cilat e shpëtojnë subjektin politik pa përçarje të brendshme dhe i zgjidhin disa probleme që iu kanë grumbullu midis disa individëve dhe Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.
“A duhet të largohet Abdixhiku është çështje e LDK-së, ata duhet me vlerësu a duhet. Për mendimin tim ata duhet në secilin variant me punu, me gjet alternativa të cilat e shpëtojnë subjektin politik pa përçarje të brendshme dhe i zgjidhin disa probleme që iu kanë grumbullu midis disa individëve dhe Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Ato vetë duhet me i zgjidh këto si probleme pastaj me u marr me kryetarin, nëse është problemi më i madh i LDK-së, kryetari, atëherë me kohë ai u desht me dhënë dorëheqjen” deklaroi Burjani në përgjigjen e dhënë për dokumentarin ‘Expose’ raporton “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/


