Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Vesel Makolli, ka folur në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit në vend.
Makolli tha për dokumentarin ‘Expose’ se një rezultat i tillë ka qenë i ditur pasi sipas tij blloku opozitar po shohin interesat e tyre dhe këtë po e shfrytëzon Lëvizja Vetëvendosje e cila doli sërish fituese.
“Rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit në përgjithësi ka qenë i ditur, e parashikuar se diçka e ngjashme do të ndodhë dhe nuk do të ketë ndryshime të mëdha. Tek dy partitë opozitare e kam pa në njëfarë forme që janë ‘fajtor’ për këtë rezultat. Ato nuk kanë patur homogjenitet të brendshëm me iu kundërpërgjigj partisë që po i fiton zgjedhjet për të tretën herë me radhë. Opozita nuk është e kënaqur, patën shansin t’a bëjnë Qeverinë ndërsa tani është e kundërta, por nuk patën guxim. Si duket këtu mungon guximi i formimit të Qeverisë për shkak të obligimeve që janë në marrëveshjet ndërkombëtare që janë të obligueshme me i realizu. Blloku opozitar, nëse e quajmë ashtu, çdonjëri prej tyre po shikon interesat e veta dhe këtë po e shfrytëzon Vetëvendosja e cila doli sërish fituese” deklaroi Makolli.
Analisti Makolli foli edhe për situatën në Lidhjen Demokratike të Kosovës ku po kërkohet dorëheqja e Abdixhikut.
Ai tha se arsyea kryesore pse sërish fitoi LVV-ja qëndron pikërtisht tek Lidhja Demokratike e Kosovës.
“Situatën që po ndodh në LDK unë e kam parashiku pasiqë edhe kam patur marrëveshje me t’a. Ka ekzistu aty një mos-kënaqësi, sidomos ai Kuvendi i janarit ku njëherë kryetari dha dorëheqje pastaj i ra pizhman dhe bëri një Kuvend ku u nxorr nga situata. Mirëpo të marrësh besimin të vetëm 55% dhe ajo nuk është në rregull, nuk është demokratike. Mendoj se problemi kryesor pse fitoi prap Vetëvendosja qëndron pikërisht tek LDK-ja sepse kjo parti është më e vjetra është partia më institucionale. Këta po thirren në Rugovën por nuk po veprojnë si Rugova prandaj kjo është ditur” tha ai.
Makolli e cilësoi gabim shumë të madh të Abdixhikut, rikyçjen e Osmanit në LDK.
“Mendoj se gabim i madh është kyçja e Vjosës, aty ai ka bërë gabim të madh. Abdixhiku është munduar të shpëtojë veten sepse fatkeqësisht tek liderët tanë interesi i shtetit nuk është mbi të gjitha. Eshtë interesi partiak, personal pastaj i klaneve të ndryshme. Tani duhet të dihet se Kosova është mbi të gjitha, këtë duhet t’a dinë liderët tanë, andej duhet me leshu pe dhe me ardhë tek marrëveshje që mos të kemi këtë bllokadë që kemi patur tani e 1 vit e gjysëm sepse veç Kosova humb” deklaroi Makolli për dokumentarin ‘Expose’ raporton “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/


