Lajme

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

06/26/2026 18:03
nga:Y I

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nesër do t’i shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme 7 qershorit.

Kështu ka deklaruar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

‘’Ju njoftoj se të shtunën (27 qershor 2026, ora 11:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor” tha Elezi për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/