Deputetja e rizgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri ka shkruar se ajo po lincohet nga njerëzit e Vetëvendosjes, raporton Gazeta Blic.
“Prej mbramë, njerëz me identitet e pa identitet kanë shkru komente, poste, mesazhe pa ndal kunder meje pse jam interesu për projektin e Gazit Amerikan”, ka shkruar ajo.
Ajo ka kërkuar madje edhe hetime ndërkombëtare për siç ka shkruar mafinë energjetike.
“Po nuk duhet të lihet me kaq, nevojiten edhe hetime ndërkombëtare kur sistemi ynë i drejtësisë po auditon relievin, sepse ndikimi i mafisë energjetike, Kinës e Rusisë duhet të vlerësohet sa ndikon në ekonomi e politikë të Kosovës e Ballkanit”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Postimi i plotë:
Prej mbramë, njerëz me identitet e pa identitet kanë shkru komente, poste, mesazhe pa ndal kunder meje pse jam interesu për projektin e Gazit Amerikan.
Mesazhi i tyre, ashiqare prej taborrit VV është : po punon kundër Republikës.
Këto mesazhe janë të rrejshme, edhe të rrezikshme për punën time në interesim për mundësinë.
Nëse keni mendu që fjalia e parë edhe e fundit vjen nga Kurti e Ministrja pa e kuptu edhe çfarë po ofrohet nga pala ndërkombëtare, e keni pas gabim përshtypjen.
Dmth me bá tregti me Vuk Hamovic, me marr parate e GEN Serbisë, me manipulu çmime me ElektroPrivredën e Serbisë është punë e Qeverisë a po?
Ndërsa na me shujt, përderisa na keni marr 1 Miliardë për energji, na keni humb shkolla, spitale, jetën.
Pyetjet për një projekt nuk do të thotë luftë bile e kundërta, shtrohet pyetja pse Qeveria s’po e shtron debatin, kundër kujt po lufton Qeveria e Kosovës e kënd po e mbron, mafinë energjetike?!
Me komente lincuese vetëm e tregoni frikën që keni. Kjo punë është për Kuvend me kuptu të gjithë se çfarë ofrohet edhe të përballemi me Kryeministrin e Ministren se çfarë plani kanë saktë e jo përralla të 2050-tës.
Po nuk duhet të lihet me kaq, nevojiten edhe hetime ndërkombëtare kur sistemi ynë i drejtësisë po auditon relievin, sepse ndikimi i mafisë energjetike, Kinës e Rusisë duhet të vlerësohet sa ndikon në ekonomi e politikë të Kosovës e Ballkanit.


