Sporti

Franca me rotacione ndaj Norvegjisë, Saliba do të pushohet

06/25/2026 20:47
nga:L J

William Saliba dhe Marcus Thuram nuk morën pjesë në stërvitjen e sotme të Francës, pasi stafi teknik ka vendosur t’i pushojë para ndeshjes së fundit në grup ndaj Norvegjisë.

Sipas raportimeve, Saliba ka shumë pak gjasa të jetë titullar, madje ekziston mundësia që mbrojtësi i Arsenalit të mos aktivizohet fare në këtë takim.

Me Francën tashmë në fazën e eliminimit direkt, trajneri mund të zgjedhë të ruajë disa nga lojtarët kryesorë për sfidat vendimtare që e presin më tej në Botëror.

Ndeshja mes Francës dhe Norvegjisë luhet nesër nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport/