Sipas Fabrizio Romano, mbrojtësi i krahut i Atalantës, Marco Palestra, do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore të premten përpara se të përfundojë transferimin te Chelsea.
21-vjeçari do të fluturojë për në Londër në orët në vijim përpara se të nënshkruajë një kontratë gjashtëvjeçare me mundësi zgjatjeje edhe për një vit.
Chelsea ka rënë dakord për një marrëveshje me Atalantën me vlerë mbi 50 milionë euro për lojtarin.
Palestra do të jetë nënshkrimi i parë i Chelseat nën drejtimin e Xabi Alonso.
/GazetaBlic Sport


