Arian Tahiri, PDK, ka publikuar për pak sekonda një postim në Facebook, i cili më pas është fshirë, raporton GazetaBlic.
Tahiri shkruan se Kushtetuesja nuk kërkon që Presidenti të zgjidhet para formimit të Qeverisë, por vetëm që kjo të ndodhë brenda 60 ditëve nga konstituimi i Kuvendit.
Sipas tij, Qeveria mund të formohet menjëherë pas konstituimit të Kuvendit, ndërsa Presidenti më vonë brenda afatit kushtetues.
Në fund të postimit, ai kritikonte edhe Enver Hasani për interpretimet e tij të mëhershme lidhur me çështjet kushtetuese.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Kane me provu me bo nje fore, kinse duhet maspari mu bo Presidenti mandej qeveria, po aktgjykimi i gjykates kushtetuese nuk thot qe duhet patjeter mu bo maspari Presidenti, kerkun nuk shkrun qashtu, thot qe ne momentin qe konstituohet kuvendi, duhet me u zgjedh Presidenti brenda 60 diteve!
Pra, diten e pare mundet mu konsolidu kuvendi edhe mu zgjedh qeveria, e mandej jon edhe 59 dit per President!
Keni me pa, qeshtu ka mu tentu mu shty perpara, bile bile, edhe kane me qu prap ne kushtetuese, dmth masi qe bohet qeveria, kane me qu ne kushtetuese opozita demek hej a duhet maspari qeveria a presidenti …
Edhe kushtetuesja cfare jon mandej mujn me pru pernime interpretim qe duhet Presidenti, po deri me tani, aktgjykimi i fundit nuk thot qe duhet maspari Presidenti, poashtu ne kompetencat e ushtruesit te detyres te Presidentit askung nuk thot qe nuk mundet ushtruesi me mandatu fituesin per me bo qeverine….
Hiq ska lidhje qe Kosova ka shku ne zgjedhje per shkak te Presidentit, se ka mujt larg koft me vdek presidenti, me jep doreheqje etj etj…
Ajo nuk dmth qe ne zgjedhje te reja duhet maspari Presidentin …. jon sene te ndame … e kane secila afatin e vet my friend …
As njona as tjetra… veq Enver Hasani po, ai mundet me interpretu edhe kontra… qysh na ka marre ne qafe me vendim per me rrxu Pacollin e tash u blloku Kosova sherri tij …



