Sporti

Antonio Conte gati të nënshkruajë kontratë katërvjeçare si trajneri i ri i Italisë

06/25/2026 14:56
nga:L J

Sipas La Gazzetta dello Sport, Antonio Conte është gati të marrë përsipër detyrën e trajnerit të ri të ekipit kombëtar të Italisë, pasi u largua së fundmi nga Napoli.

Presidenti i ri i FIGC-së, Giovanni Malago, po përshpejton emërimin e Conte-s në një kontratë katërvjeçare, duke pasur parasysh Kupën e Botës 2030.

Objektivat e përcaktuara për Conte-n janë të rikthejë Azzurrët dhe të ndërtojë një skuadër konkurruese përpara Kupës së Botës 2030, e cila do të zhvillohet në Spanjë, Portugali dhe Marok.

/GazetaBlic Sport