Sporti

Kolo Muani i gatshëm të pranojë ulje page për t’u transferuar te Juventusi

06/25/2026 14:51
nga:L J

Sipas gazetarit italian Gianluca Di Marzio, sulmuesi i PSG-së, Randal Kolo Muani, është i gatshëm të pranojë një ulje të ndjeshme të pagës për të lehtësuar një transferim te Juventusi këtë verë.

Bianconerët janë në bisedime me PSG-në për nënshkrimin e Kolo Muanit, por vlerësimi i transferimit po e vonon marrëveshjen.

Sulmuesi francez, i cili kaloi sezonin e kaluar në huazim te Tottenham, aktualisht fiton rreth 7-8 milionë euro në kontratën e tij me PSG-në, por është gati të ulë pagën e tij.

Juve po propozon një transferim në formë huazimi me detyrimin për ta blerë 27-vjeçarin për 35 milionë euro.

Ai është objektivi i trajnerit të Juventusit, Luciano Spalletti, për të përforcuar sulmin.

/GazetaBlic Sport