Lajme

“6 Milje” në Ksamil tërheq turistë nga e gjithë Evropa – Xhelili me mesazh falënderimi, premton oferta që nuk zhgënjejnë

06/24/2026 21:19
nga:Genita C

Pronari i hotelit “6 Milje” në Ksamil, Selver Xhelili, ka shprehur mirënjohje për turistët nga Kosova, Zvicra, Gjermania dhe diaspora shqiptare në Evropë, duke thënë se besimi i tyre ka qenë një shtytje e madhe për zhvillimin e biznesit të tij në turizëm.

“Dua t’i falënderoj të gjithë turistët si nga Kosova, Zvicra, Gjermani dhe vendet tjera evropiane ku janë vetë diaspora që më ka dhënë një shtytje të fuqishme sa i përket biznesit të turizimit, sepse më kanë besuar shumë dhe pushimet e tyre i kanë kryer në kuadër të resortit tonë”, thotë Xhelili.

Ai theksoi se këta turistë përbëjnë një potencial të rëndësishëm për hotelet në jug të Shqipërisë dhe u bëri thirrje që të vazhdojnë të zgjedhin Ksamilin dhe resortet e menaxhuara nga kosovarët, duke garantuar se nuk do të zhgënjehen, sidomos me ofertat aktuale.

“Ata janë një potencial i fuqishëm për hotelet tona, i falënderojë shumë dhe iu bëj thirrje që të vizitohet jugu i Shqipërisë dhe hotelet që i menaxhojmë ne kosovarët, nuk do të zhgënjehen, sidomos edhe me oferat që aktualisht i kemi”, përfundoi ai.

Intervista e plotë: