Këshilli Prokurorial i Kosovës ka njoftuar se më 1 korrik do të mbahen intervistat për kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit, shkruan Reporteri.net.
Hartimi i pyetjeve do të filloj në ora 08:00, ndërsa intervistat do të fillojnë nga ora 11:00, në objektin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, salla e takimeve kati VI.
KPK i ka ftuar palët e interesuara për monitorim.
“Njoftohen të gjithë të interesuarit që t’u përmbahet të gjitha rregullave dhe orareve të përcaktuara nga KPK-ja dhe me mirëkuptim luten që për shkak të hapësirës së kufizuar, të konfirmojnë emrin e një përfaqësuesi/monitoruesi duke kontaktuar Zyrën pёr Komunikim Publik në adresën: [email protected] deri më datë 26 qershor 2026”, thuhet në njoftim.
Orari i intervistave:
E mërkurë, 01 korrik 2026
Takimi i Panelit Vlerësues për hartimin e pyetjeve standarde (tre orë para fillimit të intervistave) nga ora 08:00
Atdhe Dema nga ora 11:00
Naim Abazi nga ora 13:00
Rafet Halimi nga ora 14:15
Shqipdon Fazliu nga ora 15:30
Zejnulla Gashi nga ora 16:45.


