Lajme

4 projekte infrastrukturore, Basha njofton vendimet e qeverisë

06/24/2026 13:35
nga:L J

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka njoftuar miratimin e financimit të katër projekteve infrastrukturore, në 4 komuna.

Investimet do të realizohen në Mitrovicë, Fushë-Kosovë, Graçanicë e Obiliq.

“Këto investime do të përmirësojnë infrastrukturën lokale, do të rrisin sigurinë në komunikacion dhe do të krijojnë kushte më të mira për qytetarët në këto komuna” u shpreh Basha.