Lajme

Bajrami: Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja, LDK-ja shumë më e madhe se secili prej nesh!

06/24/2026 10:04
nga:Y I

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në këtë subjekt politik ku u kërkua dorëheqja e Abdixhikut.

Bajrami në reagimin e saj thekson se zgjedhjet e brendshme janë zgjidhje.

“Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja, të sillemi me dinjitet, sepse pozitat nuk janë të përhershme.E kam thënë edhe në janar se në LDK përgjegjësia politike nuk mund të jetë selektive dhe se pas një rezultati të rëndë zgjedhor, duhet të ketë reflektim, përgjegjësi dhe zgjedhje të brendshme.Atëherë kam kërkuar dorëheqjen e kryetarit dhe kam dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares, sepse besoja dhe vazhdoj të besoj se standardet duhet të vlejnë për të gjithë” shkruan Bajrami.

Ajo foli edhe për Kuvendin e mbajtur nga LDK-ja ku tha se 45% e delegatëve u deklaruan në favor të dorëheqjes së Abdixhikut ku sipas saj ishte një tregues i qartë se partia kishte nevojë për reflektim.

“Sot, pas një rezultati tjetër zgjedhor që e la LDK-në përsëri në vendin e tretë dhe pas kërkesave publike të disa degëve për përgjegjësi politike, bëhet edhe më e qartë se problemet që i kishim identifikuar në janar nuk janë adresuar asnjëherë.Qëndrimi im nuk ka ndryshuar.LDK-ja ka nevojë për reflektim të sinqertë, përgjegjësi politike dhe hapje të një kapitulli të ri që rikthen besimin e anëtarësisë dhe të qytetarëve” shkruan Bajrami në reagimin e saj raporton “Gazeta Blic”.

Reagimi i plotë: